Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga qeveria aktuale. Haradinaj ka thënë se ka qenë gjithmonë në mbështetje të Forcës së Sigurisë. “Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për Atdheun. […]
Një rast i rëndë ka ndodhur në Rahovec, ku një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur u gjet në një shtëpi, ku një person dyshohet se kishte tentuar ta keqtrajtojë seksualisht. Pasi rasti u zbulua, Policia e identifikoi të dyshuarin, i cili tashmë është arrestuar. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë thyer një veturë derisa pronarët e veturës ishin në një aheng familjar në restorant. Të dyshuarit gjithashtu kanë vjedhur një çantë krahu e cila kishte stoli ari dhe dokumente personale. Ndërkaq, vetura ishte më targa të huaja. “Dy ankues (një mashkull dhe një femër) […]
Ndonëse kemi hyrë tashmë në stinën e dimrit por kushtet e motit po e dëshmojnë të kundërtën. Vendi ynë në javën e fundit të vitit 2023, do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Oqeani Atlantik. Si rrjedhojë, moti parashikohet me diell dhe vranësira […]
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 10 – 13 °C. /MK
Në vitin që po lëmë pas, 104 persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e aksidenteve në trafik. Kjo ka alarmuar shtetin, me ç’rast është paralajmëruar ashpërsim i masave për shkelësit e rregullave në komunikacion. Së fundmi, Policia ka njoftuar se Njësia e Kontrollit të Autostradave ka gjobitur dy shoferë për shkak të tejkalimit të […]
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në verifikimin e këtij personi të dyshuar. Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për […]
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka përsëritur qëndrimin që Republika Srspaka në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i lejohet shkëputja dhe do ta kundërshtojnë këtë përpjekje. Kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i lidhur me Kremlinin po përpiqet që ta shkëpusë Republikën Serbe nga Bosnja. Por SHBA-ja është e deklaruar e […]
Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se kanë dalë pagat e muajit dhjetor për sektorin publik. Ai ka apeluar që do të festohet me produkte vendore. Sipas tij do të ishte mirë që të japim një kontribut në forcimin e ekonomisë. ”Festoni me produkte vendore! Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e […]
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur në lidhje me paralajmërimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për testimin e mësimdhënësve. Ai ka thënë se si sindikatë do të reagojnë dhe do t’a kundërshtojnë një gjë të tillë. Jasharaj u shpreh se një gjë e tillë do të ishte nënçmim dhe ofendim ndaj tyre. “Ne […]