02-05-2024

Naim Murseli përfundon dëshminë e tij në Prokurori

Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në një prononcim për indeksonline, ka folur avokatja e tij Teuta Zhinpotuku.

Ajo ka thënë se Murseli e ka mohuar versionin që e ka dhënë gjatë intervistimit në Polici.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në spjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre i pandehuri në tërsi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Theksojmë se lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj janë arrestuar edhe Granit Pllava, Kushtrim Kokalla.

Po ashtu bëjmë me dije se Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, L.A.

Asnjë koment

Comments are closed.