15-02-2026

Uncategorized

Dalin detaje të reja, pushuesit në Shëngjin dyshohet se u helmuan nga spreji për dezinsektimit për mushkonja

Nëntë pushues në një hotel në Shëngjin kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut. Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC News se sipas AKU është theksuar se pushuesit nuk […]

Parashikimi i motit për sot ( e premte)

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar përreth zonave malore. Këshillohet kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C./MK

Prizren: Krijohen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për t’i kaluar ditët e ngrohta të verës. Kjo ka bërë që këtë të enjte të krijohen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri. Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Kufijve, në hyrje […]

Shpërthen amoniaku në një hotel në Shëngjin, 20 turistë nga Kosova marrin trajtim mjekësor

Rreth njëzet turistë nga Kosova,  të cilët ishin vendosur në Hotel Frojd në Shëngjin, kanë kërkuar sot trajtim mjekësor në Lezhë, pasi që në hotelin ku ata ishin vendosur,  ka shpërthyer amoniaku. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në Hotel Frojd në Shëngjin ka shpërthyer amoniaku brenda […]

Trajneri Daja pas eliminimit: I shënuam dy gola vetë

Ballkani e pësoi mbrëmë një humbje të thellë me rezultat 0:4 nga Ludogoretsi, për t’i dhënë fund eksperiencës në Ligën e Kampionëve. Kampioni kosovar e kishte fituar lojën e parë të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare me rezultat 2:0 javën e kaluar në Prishtinë dhe shkoi në Bullgari me synim që ta mbrojë […]

A ishin donacion nga Turqia apo u blenë dronët e famshëm “Bayraktar”, flasin nga Ministria e Mbrojtjes

Kosova është pajisur me dronët e famshëm “Bayraktar TB-2”, të Turqisë. Nga Serbia kanë pretenduar se këto fluturake janë donacion, por Ministria e Mbrojtjes i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se janë blerë. Nga ky institucion kanë deklaruar për Express se po vazhdojnë investimet në arsenal ushtarak në koordinim me partnerët strategjikë dhe […]

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Dragash

Është arrestuar një person për ngacmim seksual ndaj një të miture në Dragash. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Dragash 19.07.2023, 13:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. […]

Burri rrah gruan në Prizren

Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 15:00 në Prizren. Gruaja ka njoftuar Policinë se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se patrulla policore menjëherë i është përgjigjur rastit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është ndaluar për […]

Parashikimi i motit për sot (e enjte)

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në zona të caktuara, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, mund të ketë ndonjë zhvillim të vranësirave, të cilat mund të gjenerojnë reshje afatshkurtër dhe ndonjë shkarkesë elektrike. Këshillohet kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore! Era do të fryjë drejtimesh të […]

Ekstradohen nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës, kishin urdhër arrest ndërkombëtar

  Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ekstraduar nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në njoftim thuhet se i estraduari i parë është L.C. i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, që ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe ajo e Prishtinës. Ai është arrestuar nga […]