01-05-2024

Prizren: Një 40-vjeçar kapet me drogë në një lokal nate

Në kuadër të planit operativ ‘Goditja’, bastisje u krye edhe në një lokal nate në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku po ashtu u kap në flagrancë me drogë një 40-vjeçar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij ka nisur procedurë penale.

Ndryshe, pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Kjo u bë me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe operacioni do të shtrihet në gjithë vendin.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit./Gazeta Sinjali

P. S  Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.