Celina dhe yjet shqiptarë shkëlqyen gjatë fundjavës
Futbollistët shqiptar shijuan një fundjavë fantastike në arenën ndërkombëtare së fundmi.
Vëmendje më të madhe mori Bersant Celina, i cili shkëlqeu në fitoren e Swansea Cityt, 4:1 kundër Brentfordit në Kupën FA.
Celina luajti 90 minuta në këtë ndeshje, teksa shënoi një gol të jashtëzakonshëm si dhe dhuroi një asistim, përcjell Zëri.
Ndërkaq, Arbër Zeneli, futbollisti i Kosovës, luajti 35 minuta nga pjesa e dytë në ndeshjen Reims – Rennes, ndeshje të cilën skuadra e Zenelit e fitoi me rezultat, 2:0.
Zeneli la ‘gjurmë’ në këtë ndeshje, teksa dhuroi një asistim fenomenal.
90 minuta luajti edhe Mërgim Vojvoda, mbrojtësi kosovar, i cili në fitoren, 3:0 ndaj Cercle Brugge dhuroi një asistim.
Kurse, Arbenit Xhemajli ishte i plotë në ndeshjen e Xamax në Zvicër, kurse Amir Rrahmani luajti 68 minuta për GNK Dinamon./Zëri/