26-04-2024

Nga mali i Pashtrikut, alpinistë nga Shqipëria e Kosova urojnë Pavarësinë

Mali i Pashtrikut i cili gjendet në Kosovë dhe në Shqipëri, me një lartësi prej 1,986 metra i ka mirëpritur dje alpinistë nga Shqipëria dhe Kosova si një vend simbolik. i cili lidh dy vendet tona për të uruar përvjetorin e njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka uruar sot Kosovën duke u shprehur: ”Gëzuar Kosovë! Alpinistë nga Shqipëria dhe Kosova ngjisin malin e Pashtrikut, si simbolikë e sfidave drejt ndryshimeve të mëdha”.

Majat e malit të Pashtrikut formojnë kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë. Përgjatë këtij mali kalon lumi i Drinit të Bardhë, shkruan koha.net, përcjell GazetaePrizrenit.net.

Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë. Pashtriku është i vendosur në veri-lindje të Shqipërisë, ndërsa fshati Krumë është i pozicionuar në krah të tij.

Pjesa tjetër, pra një e treta e malit, është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Fshati Gjonaj është pozicionuar në krah të malit.

Asnjë koment

Comments are closed.