24-11-2024

Çfarë deklarojnë drejtuesit e Prokurorisë dhe Policisë në Prizren rreth rrënimeve tek “ABi Çarshia” (Video)

Drejtues të Policisë dhe të Prokurorisë Themelore në Prizren sot janë deklaruar rreth rrënimit të një pjese të një objekti tek Kompleksi tregtar “Abi Çarshia” nga ana e inspektoratit komunal.

Për këtë ata kanë mbajtur një konferencë për media. Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala i ka vlerësuar si të pabaza sulmet,  që janë bërë ndaj Prokurorisë, duke thënë se ajo vepron në bazë ligjeve pavarësisht se për kë bëhet fjalë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë, Faton Alija, ndërkaq ka thënë se përkundër angazhimeve të policisë, pjesëtarët e saj kanë asistuar ndaj kërkesës së Komunës, ndërsa kapacitetet e policisë nuk janë që ajo të asistojë për raste të rregullta edhe gjatë ditëve të fundjavës, që është kërkuar nga zyrtarët komunal.

Ai ka thënë se për rastin e “Abi Qarshisë” ka disa vendime dhe aktvendime, për këtë është konsultuar me drejtuesit më të lartë të Policisë, si dhe zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, për të sqaruar procedurat dhe kompetencat, ndërsa ka kërkuar edhe takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Video është huazuar nga tv Prizreni

 

Asnjë koment

Comments are closed.