27-07-2024

Tre persona të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Tre persona janë lënduar sot nga aksidenti i cili ka ndodhur në autostradën” Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e pestë të Malishevës.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku këta të fundit kanë konfirmuar aksidentin duke thënë se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe si pasoj kanë mbetur tre persona të lënduar.

“Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Këtu mund të shihni videon nga aksidenti të cilën e ka siguruar Indeksonline.

Në videon e siguruar shihen punëtorët e shtrirë në asfalt të goditur nga një furgon në lëvizje.

Asnjë koment

Comments are closed.