03-12-2024

Çiklistëve nga Suhareka u dalin arinjtë në rrugë

Malet e Sharrit janë të pasura me florë dhe faunë, që krijon një parajsë për sportistët ekstremë sikur çiklistët e Suharekës.

Ishte fati që Arben Kuçi dhe Blendi Sylaj që të ballafaqoheshin me një ari të madh dhe dy këlyshet e saj. Gjithçka ishte çështje sekondash.

Vetë Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ishte “një moment shumë i veçantë që rrallëkush mund ta përjetojë por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndosh e mirë”.

Ai ka treguar ngjarjen se pasi që ka kaluar me biçikletë, shoku mbrapa është rrëzuar dhe e ka lënë biçikletën duke vrapuar dhe duke u shmangur.

“Fati ynë ka qenë që kemi njohur shumë mirë terrenin. E kam pritë ndër vite të më ndodhë diçka e tillë, mirëpo jo në këtë formë”, ka treguar Kuçi për TherandaPost, teksa ka thënë që jo lehtë do të harrohet ky moment.

E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit që kishte vendosur Kuçi, e të cilën video mund ta ndiqni pa koment më poshtë.

Asnjë koment

Comments are closed.