25-04-2024

Çfarë do të ndodh nëse LDK dhe VV shkojnë pa marrëveshje në Kuvend të enjten

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 26 dhjetor si ditën kur do të konstitutohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Edhe përkundër faktit se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në këtë datë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje finale për bashkëqeverisje, ani pse janë pajtuar për programin se si do të udhëheqin. Pengesë për lidhjen e koalicionit janë kërkesat e partive për poste të caktuara.

Por çfarë mund të ndodh nëse dy partitë do të shkojnë në seancën e 26 dhjetorit pa një marrëveshje politike.

Njohësi i rrethanave politike dhe procedurave përmes të cilave funksionojnë institucionet e Kosovës, Artan Murati, në një shkrim në profilin e tij, ka treguar një skenar se çfarë mund të ndodh nëse LDK dhe VV nuk pajtohen që të shkojnë bashkë në seancë, dhe nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit.

“I dyti: nuk ka marrëveshje. VV e propozon kandidatin për Kryetar Kuvendi. Nëse votohet, mire. Nëse nuk votohet, fillojnë telashet. Rregullorja e Punës se Kuvendit nuk parasheh çka ndodhe nëse votimi është negativ. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se propozimin për Kryetar te Kuvendit e mbanë ekskluzivisht grupi me i madh parlamentar, qe i bie Lëvizja Vetëvendosje. Nëse nuk kalon i pari, duhet konsensus për emrin e propozimit tjetër te VV-se”, ka shkruar Murati./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.