Çfarë moti do të jetë në rajonin e Prizrenit?
Në rajonin e Prizrenit, reshjet e shiut që pranë dy ditët e fundit tashmë kanë pushuar. Në këtë pjesë sikurse edhe në vend pritet përmirësim i motit. Nesër parashihen edhe intervale më të gjata me diell.
Sot parashihet mot kryesisht me vranësira. Ditëve të fundjavës, vende-vende mund të ketë reshje lokale shiu, kryesisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes, por në fillim të javës sërish pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 1 gradë Celsius deri në 5 gradë Celsius, e maksimalet nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të fundit, javën e ardhshme edhe pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, që mund të sjellin mundësi edhe për reshje bore./GazetaePrizrenit.net