Çfarë ngjarjesh pritet të ndodhin sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 11:30
Mbahet aktiviteti sensibilizues organizuar nga Drejtoria e Shëndetwsisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren)

Ora 12:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren).

Lexo edhe:

Ja pse dështoi votimi i buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2021

Ora 12:30
Nisin punimet në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë. Merr pjesë Kryeministri Avdullah Hoti dhe zytarët prizrenas. (Landovicë, tek Varrezat e Dëshmorëve.

Ora 13:30
Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në fshatin Reçan. /GazetaePrizrenit.net/