14-05-2024

Çfarë ngjarjesh pritet të ndodhin sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 10:00
Në Gjykatën Themelore në Prizren mbahet seanca përfundimtare ndaj serbit, Darko Tasiq, të akuzuar për krime kundër popullatës civile të fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit.

Ora 10:00
Banorët e Krushës së Vogël, në shenjë revolte, do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prizren për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera në fshatin e tyre.

Ora 10:00
Promovimi i projektit të Filigranit – Rikthimi i zejeve të vjetra. Merr pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.  (Tek objekti i Filigranit në Prizren).

Ora 19:00
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon vizitë dhe nderime në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.