Me qëllim të informimit sa më të mirë të opinionit lidhur me plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për taksa,ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale, kryesia e Komisionit ka vendosur që para debatit publik të mbajë paraprakisht një takim njoftues me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme.
Para të pranishmëve,Drejtori për ekonomi dhe financa,Ertan Simitçiu tha se draft rregullorja është në shqyrtim e sipër dhe para se ajo të përcillet për në Kuvend për votim,do t’i nënshtrohet një Debati Publik,që ndikon në hartimin sa më të mirë të saj./tvprizreni.com/