Sukseset e volejbollisteve nga Nasheci

Ekipi i volejbollit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Luigj Gurakuqi” nga Nashec ka shënuar disa suksese. Ky ekip sot ka arritur edhe një sukses, pasi u shpall “Kampion” në manifestimet “Java e Remzi Ademajt -Shtigjeve të Lirisë”, shkruan “gazetaeprizrenit.net”.

 

Po ashtu ekipi është kampion në garat komunale, në ato
regjionale dhe kampion në garat e organizuara nga Komiteti i të mësuarit së bashku.

Ndërkaq në Gara republikane është radhitur në vendin e 3-të.