19-04-2024

Hoxha u ligjëron turqisht shqiptarëve në xhaminë e Prizrenit (video)

Hoxha nga Turqia, imam në xhaminë e Prizrenit: Ligjërimi në xhaminë “Sinan Pasha” bëhet në gjuhën turke nga një imam turk, raporton T7. ​

Është xhamia kryesore e qytetit. Ndodhet në qendër të kryeqytetit shpirtëror të shqiptarëve.

Por brenda në këtë xhami në Prizren ligjëron një imam turk.

Edhe pse xhemati janë në shumicë janë shqiptarë, aty ligjërohet vetëm në gjuhën turke.

Gjithçka në këtë institucion fetar që është rinovuar nga TIKA Turke frymon turqisht.

Por imami i saj nuk ka dashur të flasë.

Ligjërimi në këtë gjuhë po i shqetëson banorët prizrenas që ndodhë shpesh të jenë vizitorë të saj.

Asnjë koment

Comments are closed.