20-04-2024

Çfarë po ndodh me Prizrenin?

Tani më ka shumë dilema për Prizrenin. Nëse dikur ky qytet ishte vatra e themelimit të SHKA”Agimi” tani ai po kërkohet ta ndahet pikë e pesë. Nëse dikur ky qytet njihej për KF “Liria” ai ra nga liga. Nëse ky qytet konsiderohen më i dalluari për tolerancë fetare e njerëzore tani perosonat që ishin promotorë të shumë levizjeve demokratike si Liman Asllani,po ndihet i sigmatizuar, kjo ka sjellë tashmë para faktit athua ka po shkon Prizreni?

Në anën tjetër tashmë akuza e kundërkuaza për klubin e baskebollit “Bashkimi” me kryetarit Haskuka dhe ish kryetarit të këtij klubi tash kryetar i PDK parti opozitare. Kjo e shumë të tjera veprime Prizrenin e kanë sjellë para dilemave çfarë po ndodhë më këtë qytet? Liman Asallani, pohon “Ndihem i “sigmatizuar”? këtë e fut me thojza sepse pohon si edhe në vitin 1981 ishe i këtillë por, i kemi mundur, Edhe tani besojnë se do të dal fitues/ si në vitin 1981 kur dënohej e burgosej çdo individ e familje që i përkrahte demostratat e studentëve ‘81. Por, ne e mposhtëm atë regjim rankoviqist e me vonë edhe millosheviqian.

Do të mposhtet edhe kjo e keqe që goditi Prizrenin.Këtë e thash ngase një zyrtar në Komunë po thotë se “.. nuk mundet pushteti”.E vetë prindi tij hyri në luftë me pushtetin për të mundur” pohon ai enkas për këtë opinion.

Por, Prizreni nuk ka vetëm për një problem ka edhe probleme tjera dhe ankesa tjera, Njëri nga fiancierët për shumë dekada i KF “Liria” Besm Shkreli tash pohon kjo çka ndodhi me KF “Liria” është turpi i Prizrenit, Hajde tani si mund të thuhet kurse tash me disa kuvendar opozitarë kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për ta ndaluar fiancimin e klubit “Liria”.Kjo padyshim se do ta dërgojë edhe më shumë ka e keqja Prizrenin, “O Zot, pyesin shumë intelekual po ç’po ndodhë me Prizrenin, ka të atillë që thonë se këto dy vite janë dy vite ferri për Prizrenin Por, ka edhe të atillë që thonë se këto terse po vijë sepse Prizreni tani e dy dekada është keqtrajtuar, Si të kuptohet tani e vërteta. Por, ajo që është e faktuar tani prizrenasit kanë filluar të humbin shpresat , Andaj, të rinjë kanë ikur ka kanë mundur, kush në perendim e kush , kahdo syt e tutje këmbët. Por ,athua si do të arsyetohemi para historisë????!!!! .

Pasi që paslufta është dashur këtë qytet dhe Kosovë të na rregullojë e jo të na degradojë saqë njerëzit të ikin njësojë si në kohën e regjimit, Kjo është vetë tersi i këtij qyteti.Athua për zhbhët gjithëçka që lidhet me traditën me kulturën?????!!!, Apo kjo e keqe duhet sa më parë të renovohet se përndryshe po u prish deri në fund, kurr më si dihet si fillon rindërtimi i kësaj shoqërie, dhë këtij civilizmi të lashtë, Gurët e Lumbardhit në Urë të Gurit ndoshta janë pjesë e kësaj ecjakje por, athua kujt i shërbenë kjo zhbërje e një traditë që Prizrenasit e kishin dhe atë duhet ta ruajnë.

Politikat shkojë e vijnë por, traditat mbeten, Traditat janë ai bazamaenti i këtij qyteti me Kalan e me Hamamin me Xhamin më të vjetër në Ballkan e me Teqen me te vjetrën në Evropë me Kishat ,si dhe me urtinë e njerëzëve. Prizrenin duhet ta ruajmë ,të mos e sigmatizojë asnjë njëri e më së paku ata që ishin promotor të ndonjë ngjarje apo eventi siq ëshët afaristi i z Asllani, ish sportisti dhe njëri nga donatorët e pandalur për sporte z Shkreli, e shumë të tjerë që s’po i përmend dhe që janë të palodhur për traditën për kulturën sportin e gjthçka që ka emrin Prizren.Këtu hyjnë zejtarët ata që nuk kursyen kur djersën e tyre .

Dijetarët që nuk kursyen kurr dijen e tyre, sportistët dhe të tjerët që nuk kurseun kur nga vetja e tyre që Prizreni të jetë Prizren.. . E tani ,, përbashkimi është nevojë emergjente e mendjeve të ndritura që Prizreni të jetë ai që duhet, Prizreni mundet dhe duhet hajde Dokuni dhe bashkë bëni atë që ju takon prizrenas……..

(Autori është kryeredaktor në RTV Besa në Prizren)

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.