Çfarë pritet të ndodhë sot në Prizren?
Ngjarjet e paralajmëruara për sot:
Ora 10:00
Komuna e Prizrenit mban debat publik me qytetarë për prezantimin e objektivave në Programin Trevjeçar për Banim Social (Salla e mbledhjeve në “Shtëpinë e Bardhë).
Ora 11:00
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Zyret e degës në Prizren).
Ora 11:00
Në Spitalin e përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren do të bëhet përurimi i hapësirave të rregulluara për shërbime spitalore ditore.
Ora 11:00
Fillimi i punimeve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj. /GazetaePrizrenit.net/