23-11-2024

Çfarë sanksionesh ka përgatitur BE për Serbinë për shkak të sulmit terrorist në Banjskë?

Sanksionet e planifikuara kundër Serbisë përbëhen nga një grup masash që do të ndërmerren në disa faza, tha për Danas një burim diplomatik i Bashkimit Evropian, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Duke komentuar deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën dhe deputetes së Gjelbër Viola von Kramon se për Serbinë është përgatitur një paketë masash si “përgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë”, burimi i Danasthotë se “faza e parë sigurisht që nuk do të ishte drastike”, dhe se kishte shumë gjëra simbolike në të”.

Duke pasur parasysh se raportuesi i Parlamentit Evropian nuk ka pranuar të thotë se çfarë sanksionesh po përgatiten për Serbinë, pyetja për bashkëbiseduesin e Danas ka qenë se për çfarë sanksionesh bëhet fjalë.

“Për shembull, do të kishte një ndërprerje të negociatave me BE-në, por në praktikë një masë e tillë nuk do të kishte një efekt shumë të madh pasi Serbia ka disa vite që pothuajse nuk ka bërë asgjë për të vazhduar anëtarësimin në BE. Mirëpo, masat që do të kishin të bënin me vizitën e zyrtarëve të BE-së apo ngrirjen e fondeve të destinuara për Serbinë janë shumë më serioze dhe sigurisht që do të ishin në ndonjë paketë të radhës”, thotë burimi ynë diplomatik.

Siç shton burimi, vendosja e vizave për qytetarët është një masë e gjerë.

“Dhe është e qartë për të gjithë se ato do të preknin vetëm qytetarët, jo autoritetet. Kthimi i vizave nuk është në rendin e ditës për momentin. Aktualisht gjithçka është duke u përgatitur dhe gjithçka varet nga reagimi i autoriteteve dhe bashkëpunimi në Kosovë. Raundi i parë i masave, nëse ka, sigurisht që mund të jetë në tavolinë para zgjedhjeve në Serbi”, përfundon bashkëbiseduesi i Danas.

Kujtojmë se si pjesë e deklaratës se për Serbinë është përgatitur një paketë masash si “përgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, Viola von Kramon deklaroi se nuk do ta quante sanksione, sepse ata duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së”.

“Por ne po flasim për masa politike dhe financiare, të cilat natyrisht do t’i shkaktojnë dëm qeverisë së Serbisë”, tha ajo.

Ajo tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim të duhur për ngjarjen e 24 shtatorit.

“Vuçiq kontrollon shumë gjëra që ndodhin në Serbi. Vështirë të mendosh se ai nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte për blerjen e armëve dhe as organizimin e grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia është e interesuar për një sulm të madh ushtarak apo luftë”, tha ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.