24-11-2024

Çfarë solli gjiroja e parë e kampionatit botëror të futbollit?

Shkruan: Naif Jahaj

Gjiroja e parë e kampionatit botëror të futbollit kishte loja interesante, por edhe “befasuese” siç edhe pritej. Kombëtaret e mëdha apo favorite kishin probleme të dukshme ndërsa kombëtaret e vogla duke e dikur “Takatin” e tyre kanë startuar më me seriozitet , sepse çdo pikë e tubuar, çdo gol i shënuar për ta është i mirëseardhur për të kaluar grupin. Kombëtaret e mëdha si Gjermania, Brazili, Franca , Spanja, nuk e treguan vlerën e favoritit në ndeshjet e para, por kjo nuk nënkupton që këto nuk do të ndryshojnë në ndeshjet e radhës.

Problemet tek këto kombëtare duhet shikuar tek numri i madh i futbollistëve te tyre më ligat dhe klubet më të forta botërore , gjë që nënkupton që ata lojtarë nuk janë rifreskuar mjaftueshëm për këtë garë. Gjithashtu te këto kombëtare gjithmonë kemi një numër të lojtarëve të nivelit të lartë të cilët mbesin jashtë dhe kjo pastaj krijon reagime mediatike në vendet e tyre, këto reagime pastaj ndikojnë në harmonin e grupit siç është rasti me lojtarët si Benzema, Sane etj.

Kombëtaret e vogla gjithmonë janë të papërshtatshme dhe të paparashikueshme sepse komponimi i tyre është më i lehtë për shkak të numrit të vogël të lojtarëve të nivelit të lartë që kanë, pastaj këta lojtar pa marrë parasysh formës së tyre nëpër klube përsëri grumbullohen sepse janë të pa konkurrencë në kombëtaret e tyre. Kjo e krijon grupin më homogjen.

Fillojmë nga grupi A ku bëjnë pjesë: Rusia, Egjipti, Uruguain dhe Arabia Saudite. Pas xhiros së parë kemi fitoren bindëse të nikoqirit Rusisë ndaj Arabisë Saudite me rezultat 5:0 dhe kjo lë të kuptoj që Rusia seriozisht mendon që në këtë kampionat të shkojë sa më lartë. Në këto evenimente fitoret sa më të thella janë të rëndësishme për gollaverazh për kalimin e grupit.

Urugujai i yllit të Barcelones Suarez dhe At. Madridit Diego Godin fitoi me vështirësi ndaj Egjiptit të Mo Salah i cili nuk luajti ne ndeshjen e parë si pasoj e lëndimit të fituar në finalen e ligës se kampioneve. Lufta do të bëhet në mes Rusis dhe Uruguajit për kalim tutje, por edhe Egjipti e ka të vështirë edhe pse pati performancë të mirë ndaj Uruguait.

Grupi B: Irani , Portugalia, Spanja dhe Maroko. Loja në mes dy gjigantëve europian është kryer me barazim pas një drame të vërtet dhe afinitetit të Ronaldos, që shënoi het-trik që në ndeshjen e parë ndaj një Spanje tepër kompakte dhe me gjasa reale për te fituar ketë turne. Kjo lojë nuk mund të cilësohet si befasi pamarre parasysh që Spanja konsiderohet si ekip më i mirë duhet parë faktin që Portugalia është kampion aktual i kontinentit të vjetër dhe kryesisht janë të njëjtit lojtarë që e fituan këtë kampionat. Irani dhe Maroko kanë gjasa minimale për të kaluar grupin.

Grupi C : Franca ,Danimarka, Australia dhe Peru.  Franca fitoj fal fatit ndaj Australisë, pas një performace mbresëlënëse të australianeve të cilët kanë gjasa reale që të kalojnë grupin nëse do të kenë pak fat në ndeshjet e radhës. Danimarka që do të duhej të kalonte grupin bashke me Francën e cila besoj se do të ndryshojë në ndeshjet e radhës.

Grupi D: Argjentina, Kroacia, Islanda dhe Nigeria. Argjentina e Messit zhgënjeu shumë pas barazimit me Islandën një shtet i vogël aty ku futbolli është i nivelit gjysmëprofesional por që në vitet e fundit po tregohet vështir i kapërcyeshëm për shumë kombëtare. Messi zhgënjeu! Që nuk është rastësi rezultati i Islandës duhet shikuar se nga Europa shtetet e kanë të vështir të kualifikohen në kampionate pa pasur cilësinë e duhur.

Duhet theksuar se shtete si Italia e Holanda kanë dështuar të kualifikohen në botëror prandaj Islanda është me gjasa reale për të kaluar grupin bashkë me Argjentinën dhe Kroacinë, që ka një trepikësh të arkëtuar ndaj Nigerisë, por tani janë ndeshjet vendimtare kundër Argjentinës dhe Islandës .

Grupi E: Brazili, Zvicrra , Serbia dhe Kostarika. Zvicra e shqiptarëve Behrami, Shaqiri,Xhaka dhe Xhemajli performuan mrekullueshëm ndaj Brazilit me plot yje si Neymar, Kutinjo , Marsello etj. Kjo i jep gjasa Zvicrës, që të kaloj grupin pas një pike të rëndësishme të fituar ndaj favoritit kryesor Brazilit, që kishte iniciativë por i mungoj fati ndaj Zvicrës.

Vlen te theksohet performanca e Behramit që e neutralizoj Neymarin 222 milionësh. Nga ky grup shpresojmë të kaloj Zvicra dhe Brazili, por nuk duhet nënçmuar Serbinë e cila tani ka tri pikë të fituara nga dueli me Kostarikën falë një goli nga gjuajtja e lirë e Kollarov.

Grupi F: Suedia, Meksika, Gjermania dhe Korea Jugore. Humbja e kampionit aktual Gjermanisë është një befasi e dorës së pare në këtë kampionat.  Një Meksikë e mirë organizuar në mbrojtje dhe me kundërsulme serioze arriti të mposhtë ekipin e “Pancereve” me plot meritë. Meksiko ka shansa të mira karshi Suedisë që të kaloj grupin bashkë me Gjermanin pa marrë parasysh humbjes në lojën e parë.

Grupi G: Anglia, Tunisia , Belgjika dhe Panama. Belgjika dhe Anglia kanë fituar ndeshjet e para dhe janë pozicionuar mirë për të avancuar tutje nga grupi. Anglia me vështirësi fitoj ndaj Tunizisë, ndërsa Belgjika ishte bindëse ndaj Panamasë. Shpresojmë që në ndeshjet në vazhdim të shohim edhe debutimin e Adnan Januzajt për reprezentacioni e Belgjikës.

Grupi H : Japonia , Senegali , Polonia dhe Kolumbia.

Grupi i cili cilësohet si grupi me shtete të përafërta me një përparësi të Kolumbisë dhe Polonisë, por që po dëshmohet e kundërta ku fitues në ndeshjet e para dolën Japonia dhe Senegali kundrejt Kolumbisë së Hamez Rodrigezit dhe Polonisë së Levvandovskit. Dy lojtarë kyç të kampionit gjerman Bajern Mynih.

Do theksuar se shtetet e mëdha bëjnë kalkulime në grupe por në fund ja dalin në fazën e eliminimit direkt . Shpesh here këto kalkulime të qëllimshme për të evituar kartonët e verdhë e të kuq, lëndimet e lojtarëve kyç sjellin edhe eliminimin e tyre në grupe. Gjithsesi do të ishte e këndshme nëse kombëtare të vogla do të arrijnë të shënojnë ndonjë sukses historik në këtë eveniment. Mbetet të shihet pas xhiros së dytë se si do të reagojnë selektorët e kombëtareve të mëdha.

 

Asnjë koment

Comments are closed.