19-04-2024

Lulzim Kabashi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prizren

Lulzim Kabashi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prizren, transmeton gazetaeprizrenit.net

Ai u zgjodh, sot në mbledhjen e Këshillit drejtues me vota të fshehta, nga 38 anëtarët e pranishëm.

Ndryshe Kabashi, që tashmë drejton degën e AAK-së në opozitë, në qeverisjen e kaluar ishte nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Ai ishte kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e fundit komunale, por nuk arriti t’i fitojë votat e nevojshme./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.