23-04-2024

Çfarë thotë Albena Reshitaj, a do të jetë kandidate për kryetare të Suharekës?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka reaguar pas lajmeve se do të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Suharekës, transmeton “Indeksonline”.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka demantuar këto lajme, duke shtuar nuk e ka plan që të involvohet në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.

Lexo edhe:

Në Prizren rikthehet “gjallërimi” i jetës së natës (foto)

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Ndonëse jam për disa ditë në pushime me familje, për hirë të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj gjithë juve që po më shkruani edhe sot gjatë tërë ditës, dua të ju informoj si në vazhdim:

Në jetën time akademike por edhe politike çdo herë jam udhëhequr nga parime dhe vlera të mirëfillta, të cilat i kultivoj edhe sot.

Në secilin angazhim timin të deritanishëm, qoftë ai profesional, akademik apo politik jam udhëhequr nga një plan i mbështetur në parime dhe vlera.

Mbi ketë dua publikisht të ju njoftoj se në agjendën time për angazhimet e mia politike nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti.

Unë vazhdoj të mbetem Deputete e Parlamentit të Kosovës, ku do të vazhdoj që të ju shërbej me nder dhe përgjegjësi.

Me respekt të veçantë për secilin nga ju!

Albena

Asnjë koment

Comments are closed.