02-05-2024

Çifti skocez që kanë mbetur të ngujuar në Prizren për shkak të pandemisë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar një çift skocez, i cili për shkak të pandemisë kanë mbetur në qytetin e Prizrenit.

Haskuka, thotë se këta të rinj përveç që po i shijojnë bukuritë e Prizrenit, po i respektojnë në përpikëri masat parandaluese.

“Mike Elm dhe Rosie Watson janë një çift skocez të cilët janë ngujuar në Prizren në këtë kohë pandemie për shkak të mbylljes së kufijve për të dalur jashtë shtetit.

Çifti skocez është duke i shijuar bukuritë e Prizrenit dhe njëkohësisht po i respekton në përpikëri masat për parandalimin e përhapjes së virusit”, shkruan Haskuka.

Derisa, përjetimet e tyre në këtë kohë pandemie kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore si Reuters, i cili u ka kushtuar hapësirë të veçantë për ta:

https://www.reuters.com/article/us-earth-day-kosovo-cyclist/britons-holed-up-in-kosovo-due-to-coronavirus-lockdown-idUSKCN22320H?fbclid=IwAR3qv3xEYzxZXFWF8QeSYzMMlxjtrDUsl2HyvcDQjU88jRQfktge2D29hRA

Asnjë koment

Comments are closed.