Cilat janë fjalët e Xhakës pas përjashtimit të Behramit nga Kombëtarja e Zvicrës?
Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar pasi Behrami u përjashtu nga Kombëtarja e Zvicrës.
Veç Behramit nga Zvicra janë larguar edhe Lishteiner, Djouru dhe Fernandes.
E Xhaka në facebook ka falënderuar që të tre për raportet e mira që kanë pasur, përcjellë lajmi.net.
“Djema, krejt çka mund të ju them është faleminderit. Ishit ikonat e ekipit të Zvicrës. Kemi shumë kujtime, dhe jemi shokë përjetë”, ka shkruar Xhaka.
Ndryshe Behrami ka akuzuar trajnerin e Zvicrës se e ka përjashtuar nga kombëtarja për arsye politike.