25-11-2024

Çitaku: Prizrenasit kanë folur – për keqardhje që VV-ja po e refuzon vullnetin e tyre

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pasi dega e Lëvizjes Vetevëndosje në Prizren ka bërë të ditur se do të bëjë ankesë për rezultatin e certifikuar nga KQZ-ja për këtë komunë.

Ajo ka thënë se është për keqardhjë që, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve.

“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar. Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren pretendon që në ditën e zgjedhjeve ka pasë presione ndja votuesve në hyrje të vendvotimeve, tendencë për ndryshim të votës në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, si dhe kërcënime ndaj komuniteteve

Asnjë koment

Comments are closed.