24-04-2024

Vdes personi që ra në humnerë në Prevallë

Pasditen e sotme në Zonën e Prevallës – Prizren, ka gjetur vdekjen në një greminë një person.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se rreth orës 16:50 është konstatuar vdekja e viktimës nga mjeku kujdestar.

Ekipet përkatëse të policisë, mbikëqyrësi dhe ekipi urgjencës i janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur deri në një distancë afër vendit te ngjarjes, ndërsa te vendi i ngjarjes ka qenë e pamundur që të shkohet me mjetet që kanë në dispozicion. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.