Clark, Kouchner dhe të tjerët: tetë diplomatë dëshmojnë pro-Thaçit në Hagë
Tetë diplomatë eminentë ndërkombëtarë, me kërkesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, pritet të japin dëshminë e tyre në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës.
Në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-presidentit Thaçi janë ftuar të dëshmojnë ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ish-administratori i parë në Kosovë, diplomati francez Bernard Kouchner dhe gjashtë të tjerë.
Në një shkresë dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara, mbrojtja e Thaçit i ka bërë të ditur emrat e tetë diplomatëve të ftuar për të dëshmuar në proces.
Përpos Clark dhe Kouchner, tetë emrat e dëshmitarëve të propozuar përfshijnë edhe: Steve Bennett, Jock Covey, Michael Durkee, Daan Everts dhe William Walker. /PR/