12-10-2024

Ç’lidhje ka homoseksualiteti me futbollin?

Në vitin 1954, Kupa e Botës u mbajt në Zvicër dhe gjashtë lojtarë të shquar irlandezë refuzuan të merrnin pjesë në turne për faktin se dy nga ndeshjet e ekipit kombëtar u luajtën të dielën, një ditë lutjeje. Gjashtë futbollistët mendonin se qëndrimi i tyre në Irlandë dhe shkuarja në kishë në Belfast ishte zgjidhja më e përshtatshme.

Vendimi i lojtarëve erdhi pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit refuzoi të lëvizte dhe të ndryshonte datat e dy ndeshjeve. Vlen të theksohet se skuadra irlandeze nuk humbi në asnjë nga dy ndeshjet, ato përfunduan në barazim dhe lojtarët nuk humbën asnjë lutje. Askush nuk i cilësoi këta lojtarë si ekstremistë, përkundrazi, të gjithë i vlerësuan, sepse ishte ende një mbetje e traditës fetare në Evropë.

Problemi i planetit tonë me Evropën është se ai dëshiron t’i detyrojë njerëzit të shohin botën dhe jetën me sytë e saj dhe kushdo që e kundërshton do të konsiderohet i prapambetur, reaksionar dhe i paqytetëruar.

Vetëm 40 vjet më parë, homoseksualiteti në Evropë ishte një krim i dënueshëm me ligj dhe e gjithë bota duhej ta ndiqte të kishte atë qëndrim. Ndërsa sot në Evropë mospërkrahja e homoseksualitetit është krim, dhe në përputhje me rrethanat të gjithë duhet të ndryshojnë mendimin e tyre, sepse Evropa ka ndryshuar mendimin e saj.

Të gjithë e pamë skenën e kombëtares gjermane në ndeshjen hapëse kundër Japonisë, ku lojtarët vunë duart mbi gojë në shenjë proteste kundër ndalimit të promovimit të homoseksualizmit dhe homoseksualëve, të cilët në të njëjtën Gjermani u burgosën dhe u sanksionuan deri dje.

Problemi është se ata japin leksione për lirinë e shprehjes, ndërkohë që dikur Mesut Ozil shprehu mendimin e tij për çështjen mislimane Rohinja, gjermanët nisën një luftë brutale mediatike kundër tij, e cila përfundoi me tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane. Pastaj Ozil shqiptoi fjalën e tij të famshme: “Kur fitojmë, unë jam gjerman dhe kur humbasim, jam një emigrant turk”.

Një nga gjërat që nuk e kuptoj është përpjekja e tyre për të gjetur një lidhje mes homoseksualitetit dhe futbollit. /Edhem Sherkavi -tesheshi.com/

 

Asnjë koment

Comments are closed.