26-04-2024

Çmendet kapiteni i Atletico-s, kafshon në kokë yllin e Realit (video)

Ai është një derbi pavarësisht nëse luajnë ekipet e para, ekipet e dyta, apo ato të moshave.
Skena të pabesueshme kanë ndodhur një ditë më parë në ndeshjen mes Real Madrid Castillan dhe Atletico Madrid B.

Lojtari i ri i Real Madridit, Vinicius Junior ka treguar talentin e tij të madh, duke realizuar gol menjëherë pas nisjes së ndeshjes. Por më pas, ai ka rënë pre e një sulmi të paprecendentë nga kapiteni kundërshtar, i cili në një moment e ka kafshuar në kokë yllin e Real.

Tachin, mbrojtësi i Atleticos, dhe lojtari i Realit u ndëshkuan çuditërisht të dy me kartonin e verdhë pas këtij episodi./Top-channel

 

Asnjë koment

Comments are closed.