26-04-2024

“Çmenduri, shteti me i nda edhe 75 milionë euro për faturat e rrymës”

Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka reaguar pas vendimit për ndarje të 75 milionëve të tjera, për mbulimin e faturave të energjisë elektrike.

Sipas tij ky vendim tregon që qeveritë një pas një po e harxhojnë buxhetin e shtetit, subevncionojnë shërbimet e kushtueshme vetëm për poena politik dhe kalkulime elektorale.

Shkrimi i plotë nga Naim Rashiti:

çmenduri, shteti me i nda edhe 75 mil EUR per fatura te rrymës.

Pa investime kapitale në energjetikë, pa strategji te mirëfilltë, një pas një qeveritë harxhojnë buxhetin e shtetit, subevncionojnë shërbimet e kushtueshme vetëm për poena politik dhe kalkulime elektorale. Edhe kjo e fundit duket njejtë sikur vendimet e mëhershme të rregullatorëve, tërësisht të ndikuar nga politika ditore
Energjetika është e kushtueshme, prandaj shtetet investojnë në burime, e jo subvencione. Ne situata të caktuara dhe do të ndryshojë çmimi i shërbimit, edhe do të kërkohet rritja e çmimit, dhe qeveria duhet të sillet konform situatës, me përgjegjësi.

Edhe ky vendim i fundit ligjerisht është i gabuar ngjashjshëm me vendimet e hershmë pë të ngarkuar qytetarët për shpenzimet e rrymës ne veri.

Asnjë koment

Comments are closed.