25-11-2024

Çmimet për shitjen e derivateve gjatë 24 orëve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të premte.

Çmimi i naftës dhe derivateve të saj s’ka ndryshuar nga dita e djeshme, sipas njoftimit.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.73 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.40 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.72 € për litër” thuhet në njoftim.

Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Asnjë koment

Comments are closed.