22-07-2024

Video: Policia kërkon identifikimin e të dyshuarit që u pa duke fshehur drogën në një kamion

Policia e Kosovës ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një video me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar, i cili shihet duke vendosur në pjesën e prapme të një kamioni atë që dyshohet se është lëndë narkotike.

“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët. I njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Organet e rendit kërkojnë nga qytetarët që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme, duke bërë të ditur se informacionet do të trajtohen si anonime.

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)

-039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe

-E-mail adresa: info@kosovopolice.com

 

Asnjë koment

Comments are closed.