25-11-2024

Çmimi i rrymës, çka do të ndodhë me tarifat e reja?

KESCO ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me tarifat e reja të shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në njoftimin e KESCO-s thuhet se këto ditë do të fillojë implementimin e tarifave në fuqi, më saktësisht ato aktuale.

Lexo edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/a-ka-deklarata-te-rrejshme-nga-aplikantet-per-drejtore-e-zv-drejtore-shkollash-ne-prizren/

“KESCO njofton konsumatorët që bazuar në vendimin e sotshëm të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave që kanë hyrë në fuqi me  datën 08 shkurt 2022, KESCO në leximin e këtij muaji që do të filloj për pak ditë do aplikoj tarifat që janë në fuqi, respektivisht do të njehsoje faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022” thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Sipas këtyre tarifave, të cilat hynë në fuqi më 8 shkurt të këtij viti, të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë energji për një orë, raporton Indeksonline.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovatë për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovatë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Këto tarifa parashihet të aplikohen deri në mars të vitit 2023. / IO

Asnjë koment

Comments are closed.