25-04-2024

Emocionale, ish-ministri gjerman takon vajzën nga Krusha e Madhe pas 23 vitesh, atëbotë Valbona ishte vetëm 10 vjeçare

Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, kishte vizituar Krushën vetëm pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, ku edhe kishte rastisur të takonte Valbona Durakun, aso kohe 10 vjeç.

Lexo edhe:

A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?

Një ritakim mes Scharping dhe Durakut, 23 vite më vonë, ishte po aq emocional.

May be an image of 1 person, standing and text that says 'Rudolf Scharping versucht die zehnjäbrige Valbon Duraku zu trösten, die mit ihrer Mutter in dem völlig zerstörten Dorf Velika Krusa lebt. (® dpa/Peter Kneffel)'

Kësaj radhe, ish-ministri gjerman u takua me Valbonën në të tjera rrethana, me rastin e marrjes së medaljes “Urdhri i Lirisë”, nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Njoftimin për takimin në fjalë e bëri ambasadori i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimit Medalja „Urdhri i Lirisë“ nga Presidentja Vjosa Osmani për ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, ishte edhe një moment tjetër i veçantë, përkatësisht takimi pas 23 viteve i ministrit Scharping me Valbona Durakun nga Krusha e Madhe. Valbona ishte vetëm 10 vjeç, kur ministri Scharping vizitoi Krushën e Madhe menjëherë pas luftës, duke ua kthyer shpresën njerëzve se nuk do të jeni vetëm. Sot, 23 vite pas çlirimit të vendit tonë, jo vetëm që nuk jemi vetëm, por do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj miqve tё tillë” shkroi ai në facebook.

“Takimi i parë me Valbonën ishte një nga fotot e librit të tij “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa” (Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa). Tani, albumi i fotove të Scharpingut për Kosovën është më i plotë me Medaljen „Urdhri i Lirisë“ dhe me ri takimin me Valbonën” shtoi ambasadori Ajeti

Asnjë koment

Comments are closed.