CNN paralajmëron se Trump mund të marrë pjesë në takimin mes Kosovës e Serbisë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka gjasë që t’i bashkohet Kosovës dhe Serbisë në takim në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është bërë i ditur nga korrespodenti i CNN në Këshillin Kombëtar të Sigurisë amerikane, Vivian Salam.
Vlen të theksohet se ditëve të fundit është diskutuar shumë se Trump mund të marrë pjesë në këtë takim, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Delegacioni i Kosovës në këtë takim përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi, Meliza Haradinaj dhe koordinatori nacional Skënder Hyseni.
Prijës i grupit të Serbisë do të jetë presidenti, Aleksandar Vucici, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Djuric, Ministri i Financave, Sinisa Mali dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Cadez./gazetametro.net
Vetëm fjalimet në Kuvendin e Prizrenit nuk e përmirësojnë gjendjen e rënduar në arsim