25-04-2024

Grabitet një market në Prizren

Policia ka njoftuar për grabitjen e një marketi në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:30, dhe është raportuar nga një dëshmitar.

Referuar raportit nga policia, dëshmitari mashkull kosovar ka informuar se katër persona të panjohur të maskuar me një veturë kanë hyrë me forcë në një market, i njëjti për t’i frikësuar të dyshuarit ka shtënë në ajër.

Me këtë rast është konfiskuar pistoleta me shtatë fishekë (për të cilin kishte leje) dhe katër gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit/

Lexo edhe:

Vetëm fjalimet në Kuvendin e Prizrenit nuk e përmirësojnë gjendjen e rënduar në arsim

Asnjë koment

Comments are closed.