Covid 19: Bie numri i rasteve, kjo është gjendja e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për COVID-19.
Nga 2201 testime të realizuara, 852 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID.
Ndërkaq, një pacient ka ndërruar jetë nga ky virus.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 394 qytetarë dhe janë administruar 73 doza vaksinash.
Numri i rasteve aktive është 5359.