23-04-2024

Covid-19: Për 24 orë shqiptohen 2520 gjoba

Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër Covid-19, Policia e Kosovës po vazhdon t’i gjobitë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur, se gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 2520 gjoba, shkruan Indeksonline.

Sipas masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, mbajtja e maskës është obligative.

Përveç kësaj, “orë policore” ka nga 22:30 deri në orën 5 të mëngjesit.

Për t’u mbrojtur nga Covid-19, procesi i vaksinimit po kryhet edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar mbi 7 mijë pjesëtarë, ndërsa kanë mbetur akoma pa u vaksinuar edhe 1 mijë e 268.

Tutje ai theksoi se janë duke i kushtuar rëndësi të veçantë procesit të vaksinimit, duke krijuar lista të punonjësve që ky proces të kryhet sa më shpejtë.

Asnjë koment

Comments are closed.