25-04-2024

COVID-it ja sheh sherrin me të madhe komuna e Rahovecit, i humb 37 milionë euro

Drejtoria për Buxhet dhe Financa si dhe drejtoria për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm, në bashkëpunim me Institutin për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogla dhe Integra kanë kryer një hulumtim në të cilin bëhet e fituar se shkak i pandemisë Covid-19, këtij qyteti i janë humbur 37 milionë euro.

Siç njofton komunikata e kësaj komune, humbjen janë kryesisht në nga bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, humbjet e vendeve të punës, taksa dhe tatimet e pa-inkasuar, si dhe në humbjet të ndryshme gjatë kësaj kohe.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Rahovecit përkatësisht drejtoria për Buxhet dhe Financa si dhe drejtoria për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm, në bashkëpunim me Institutin për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël (IESB) dhe Integra Consulting Sh.P.K ka bërë vlerësimin i ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Komunës së Rahovecit.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është mbledhja dhe përpunimi i të dhënave ekonomike me qëllim të vlerësimit të dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19 në Komunën e Rahovecit, dhe nxjerrja e rekomandimeve për masat sajuese për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Këto informata do të shërbejnë për të përcaktuar hapat e ardhshëm të Komunës për të adresuar problemet dhe sfidat e bizneseve si dhe ekonomive familjare.

Sipas këtij vlerësimit në ekonominë e Komunës së Rahovecit,duke përfshire edhe Bujqësin humbjet e krijuara gjatë kësaj periudhe janë rreth 37 milion euro.

Humbjet janë kryesisht nga bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit,humbjet e vendeve të punës,taksa dhe tatimet e pa-inkasuar,si dhe në humbjet të ndryshme gjatë kësaj kohe.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/financa/raportet/, mund të shihni dokumentin me të gjitha detajet që kanë të bëjnë me vlerësimin e humbjeve nga pandemia COVID-19 për Komunën e Rahovecit.

Asnjë koment

Comments are closed.