Çu Sali se po flet palidhje”, “Valentinë ti ke ardhë me reklamu arin”, Zyba e Bunjaku përplasen në Komision
Komisioni për rezerva shtetërorë ka vazhduar edhe sot, ku ka pasur përplasje të vazhdueshme mes opozitës dhe pozitës.
Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka patur debate me dy deputetet e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe Valentina Bunjakut.
Kjo e fundit e ka akuzuar pozitën se nuk po vijnë në komision për të kryer punë por për të bëre filma.
Megjithatë, Bunjaku i ka quajtur vazhdimisht aktor dhe viktima.
Por, kjo gjë nuk i pëlqeu aspak deputetit Zyba, pasi pas përplasjeve vendosi që të lëshojë sallën.
“Unë kom ardh me u viktimizu po ti për çka je ardh, me na reklamu arin a”, i tha zyba Bunjakut.
Ndërsa, për deputeten Kica-Xhelili, Zyba tha se “Mendon se rreth saj po sillet e gjithë bota”, ka thënë Zyba, transmeton IndeksOnline.