Cufaj: Për shtatë javë 911 kosovarë të prekur me Covid-19 janë kthyer në Gjermani

Pas shifrës prej 608 kosovarëve që janë kthyer në Gjermani e që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 brenda këtyre katër javëve të fundit e 303 të tjerëve në tri javët paraprake, ka dërguar në 911 numrin e kosovarëve të prekur me Covid që kanë hyrë në shteti gjerman, transmeton IndeksOnline.

Këta e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Kemi një situatë jo të këndshme dje kemi kumtuar numrat real nga instituti 608 persona nga Kosova, të infektuar në 4 javët e fundit, nëse këtij numri ja shtojmë 303 personat e tjerë në javët  3 javët paraprake, rezulton që 911 kosovar të prekur me Covid, kanë hyrë në Gjermani”, tha Cufaj në Klan Kosova.

Cufaj ka thënë se në 400 mijë kosovarët që jetojnë në Gjermani, janë njerëz punëtor, e të vyeshëm, dhe se misioni diplomatik kosovar në Gjermani, po përpiqet tu dal në ndihëm të gjithëve.

Ai ka thënë se sa i përket numrit të kosovarëve të prekur me Covid-19, e që jetojnë e veprojnë në Gjermani, nuk kanë një shifër të saktë, meqë shteti gjerman e ruan konfidencialitetin e tyre.

Cufaj ka thënë tutje se pushimet e kosovarëve në shtetin amë do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit, andaj edhe ka shfrytëzuar rastin që të gjithë bashkëkombësve kosovar që jetojnë në Gjermani e që vijnë për pushime në Kosovë, të respektojë masat e institucioneve shëndetësore./IndeksOnline