Dafina Alishani: Pushteti lokal i Prizrenit pazarxhi – po i blenë asamblistët me punësime
Asambleistë të opozitës në Prizren, sot akuzuan pushtetin e Shaqir Totajt se është në frikë në fund të mandatit, edhe pse si “pazarxhi të mirë që po di t’i blejë asambleistët kundrejt punësimeve”, mundësi kjo që sipas tyre i ka mbetur vetëm në nivel lokal, meqenëse në atë qendror tashmë e kanë bllokuar.
Çështja e propozimit për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtorët e shkollave të komunës së Prizrenit, sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal (KK) ka përplasur kuvendarë të opozitës dhe drejtues të Ekzekutivit, që më pas për mungesë kuorumi, dështoi vazhdimin e seancës.
Asambleistët opozitarë kanë kundërshtuar që çështja e komisionit të hidhej në votim pa një debat të sotëm, derisa janë përplasur edhe me drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj.
Dafina Alishani nga Vetëvendosje tha se për emrat e propozuar në komision kanë dyshimet e tyre me arsyetimin se “ ka pas edhe audio incizime të cilat kanë qenë publike, dhe assesi nuk duam t’i kemi këta njerëz që kanë bërë marrëveshje me pushtetin dhe bëjnë punësime partiake në DKA”.
“Paniku i Ekzekutivit këtu tregon për pazaret që i keni. Sikur mos të kishte pazare nuk do të kishit këmbëngulë, duke u shky. Kjo po vërehet tek ky pushtet se tash është edhe viti i funit dhe vetëm në nivel lokal ka mbet t’i bëni pazaret, pasi në atë qendror ju kemi bllokuar krejt”, tha Alishani.
“Ju jeni pazarxhi të mirë sepse po dini t’i blini asamleistët me punësime”, u tha ajo./ Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
A duhet Vetëvendosje, LDK e AAK në Prizren të distancohen nga kuvendarët “tyxharë”?!