25-04-2024

Dalin pagat për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës ka paraparë që obligimet financiare do të ekzekutohen më herët se zakonisht në datat e parapara.Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve.“Ministria e Financave dhe Transfereve – Thesari ka bërë të gjitha përgatitjet për procesimin e pagave më 26.03.2020, për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil.

Kjo pagë për një javë më herët, bëhet duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj”, thuhet në përgjigjen nga ministrisë.

Ndryshe, të marten qeveria ka ekzekutuar edhe pagesat për skemat sociale për dy muaj, ku njërën e ka falur për qytetarët.Njëra nga pagesat u është falur përfituesve me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta.

Paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të publikuara më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është mbi 550 euro.

Asnjë koment

Comments are closed.