26-04-2024

Dalin pagesat për mbi 5.500 përfitues të ndihmave sociale

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale dhe vendimit të MEF dhe Transfereve, përkatësisht masën 15 për 5,559 përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.

Përmes një komunikate , MFT’ja ka bërë me dije se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe se pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi.

Në komunikatë thuhet se përfituesit të cilët janë lajmëruar përmes mesazheve telefonike luten që: Tërheqjen e mjeteve ta bëjnë në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e COVID-19; dhe gjatë tërheqjes së mjeteve të respektohen rregullat e distancës sociale dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.