Është arrestuar mbrëmë në orët e vona të natës, Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë.
Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
