25-04-2024

Deklarata e këshilltarit të Kurtit për “krimet e UÇK-së” merr jehonë edhe në Serbi!

Radio Televizioni i Serbisë i ka dhënë jehonë të madhe deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi sipas të cilit anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohen për vrasjen e 1000 civilëve serbë.

Media shtetërore serbe raportoi sot lidhur me komentet e Shkëlzen Gashit, këshlltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës.

 

Komentet Gashi i dha sot në emisionin Frontal në T7.

 

“Krimet janë kryer nga anëtarët e armatosur të UÇK’së kundër civilëve serbë”, citon RTS Gashin.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, vazhdon artikulli.

Pretendimet e tilla të Gashit kanë ngjallur reagime të shumta nga ish-ushtarë të UÇK’së dhe anëtarë të partisë nga e cila vjen Albin Kurti.

Ata kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Gashit nga ana e Kurtit.

Asnjë koment

Comments are closed.