25-11-2024

Deklarohen nga LDK pas takimit me Kosnett: Zgjidhjen e jep VV, jo ne

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, është deklaruar pas takimit me Ambasadorin Amerikan, Philip Kosnett, ku ka thënë se zgjidhjen rreth situatës së krijuar duhet ta ofrojë VV e jo partia e Isa Mustafës, shkruan Gazeta Metro.

Veliu para mediave ka thënë se po presin zgjidhjen nga VV, teksta shtojnë se përgjegjësia është e tyre për situatën e krijuar.

“Ne po presim një zgjidhje nga VV. Një zgjidhje që është funksionale për dy palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim. Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Nuk po flas as për ofertën e Kurtit sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona. Ofertat e veçanta nuk I shqyrtojmë. Kemi biseduar për parimet që duhet ti ketë një qeverisje. Po e presim një zgjidhje që ata duhet ta ofrojnë që të kemi një qeveri stabile”, ka thënë ai.

Ndyrshe, ky takim mes ambasadorit dhe anëtarëve të LDK’së ka zgjatur rreth 40 minuta dhe është zhvilluar për koalicionin e mundshëm me VV’në.

Ky takim vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme të të dy partive për të nënshkruar koalicionin qeverisës.

LDK e VV tashmë 3 muaj janë në negociata intensive për të arritur koalicion e mundshëm./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.