05-05-2024

Ambasada amerikane kërkon formimin e Qeverisë

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar edhe një herë se kanë kërkuar nga liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës  në takimin e sotëm formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, tutje kanë deklaruar se nuk kanë çfarë të shtojnë, pos, asaj që është thënë në komunikatën e 26 dhjetorit, në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Ambasada amerikane nuk ka çka të shtoj, përveç asaj që është thënë përmes komunikatës me 26 dhjetor”, kanë deklaruar të njëjtit më 6 dhejtor.

Ndryshe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka qëndruar për më shumë se një orë sot në zyrat e LDK-së, nga ku ka biseduar nga afër më fytyrat kyçe të partisë, Isa Mustafën dhe tre nënkryetarët, Agim Veliun, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin.

Për takimin e zyrtarëve të lartë të LDK-së me Kosnett kanë njoftuar sot partia e udhëhequr nga Isa Mustafa përmes një komunikate për media. Ata kanë deklaruar se e kanë njoftuar ambasadorin për rrjedhën e bisedimeve me LV-në për arritje të marrëveshjes.

“Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politikë ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”, shkruhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.