24-11-2024

Deklarohet personi që kërcënoi Isa Mustafën dhe djalin e tij

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, ka marrë një kërcënim sonte në rrjetin social Facebook, të cilin edhe e ka publikuar në profil të tij.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook, mbanë emrin Kryeziu Bekir, i ka shkruar Gazetës Insajderi, duke mohuar këto. Ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar të birin e Isa Mustafës.

Po ashtu ka thënë se iu ka keqpërdorë profili i tij për këtë gjë, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir.

Ai tutje, ka thënë se nuk e di se kush ka mundur ta bëjë këtë, derisa është shprehur i shqetësuar që edhe ai po merr kërcënime përmes këtij rrjeti social tashmë.

“Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familje. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.