19-04-2024

Del se Ronaldo nuk ka klauzolë që e dërgon në Newcastle

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili nënshkroi për dy vite e gjysmë me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr, u raportua se kishte një klauzolë që në rast të kualifikimit të Newcastle Unitedit në Ligën e Kampionëve, ai do të kalonte te skuadra angleze, por kjo doli të ishte një lajm i ‘rremë’ sipas burimeve të ESPN-së.

Ronaldo, i cili më 5 shkurt bëhet 38-vjeçar, do të prezantohet zyrtarisht te Al Nassr si lojtari më i ri i klubit sot me fillim nga ora 19:00 me orë lokale të Arabisë Saudite në Mrsool Park Stadium.

Pasi u përpoq të largohej nga United gjatë verës për të nënshkruar për një ekip që garon në Ligën e Kampionëve, një lajm nga Spanja erdhi, ku ka pohuar se Ronaldo pranoi të luante për Al-Nassr vetëm me një klauzolë të futur në kontratën e tij që do t’i mundësonte atij të largohej në drejtim të Newcastle, pronarët e së të cilit janë Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).

Lajmi i publikuar fillimisht nga Marca gjithashtu pretendoi, gabimisht, se Al-Nassr janë gjithashtu në pronësi të PIF.

Sipas ESPN-së, burime brenda në Newcastle hodhën poshtë raportimet se klubi ka një opsion për të nënshkruar me Ronaldon nëse kualifikohen për në Ligën e Kampionëve, ndërsa një burim në Al-Nassr tha për ESPN se historia është “e gjitha e rreme”.

Cristiano Ronaldo jets to Saudi Arabia ahead of official Al Nassr unveiling on Tuesday - Arabian Business

Al-Nassr do të luajë me Al Taee në shtëpi të enjten, por burimet thanë se debutimi i Ronaldos ka shumë të ngjarë të jetë në ndeshjen në udhëtim kundër rivalit të Riadit, Al Shabab më 14 janar. /Nacionale

Asnjë koment

Comments are closed.